E/i dashur Zonjë, Zotëri,

albanianTë thuash diçka – duke nënkuptuar diçka tjetër: për njerëzit me afazi ky është një realitet i përditshëm. Afazia është e përhapur në të gjithë botën dhe mund të prekë këdo. Në të gjithë botën më shumë se 5 milion njerëz vuajnë nga kjo sëmundje.

Bashkëlidhur do të gjeni fletëpalosje informuese mbi afazinë: një çrregullim gjuhësor si rezultat i dëmtimit të trurit, që papritur i bën njerëzit të paaftë për të folur, kuptuar, lexuar ose shkruar në mënyrë normale.

Këto fletëpalosje ju ofrohen falas nga Association Internationale Aphasie. Kjo shoqatë ka, ndër të tjera, synimin që të informojë njerëzit në të gjithë botën mbi këtë vështirësi të rëndë gjuhësore.

Falë përpjekjeve të shoqatave kombëtare të afazisë që janë bashkuar me këtë platformë mbarëbotërore, dhe falë mbështetjes të Rotary Club-eve të ndryshme, ne mund t’ju ofrojmë këto fletëpalosje.

Fletëpalosjet kanë si qëllim të informojnë pacientët dhe familjet e tyre. Ne dëshirojmë t’ju kërkojmë t’i shpërndani këto fletëpalosje në organizatën tuaj ose të tregoni vëmendje që ato të përfundojnë në një vend më të përshtatshëm për to. Këto mund të jenë, për shembull, pavijonet e neurologjisë në spitale, qendra rehabilitimi, klinika të të folurit ose një grup interesi për pacientët në vendin tuaj.

Ne shpresojmë t’ju ndihmojmë me këtë informacion; për më tepër ne shpresojmë që të ndihmojmë të parandalojmë që personat që vuajnë nga afazia të përfundojnë në izolim social. Me kënaqësi do të mirëprisnim reagimet dhe sugjerimet tuaja; për këtë ju mund të kontaktoni me personin nënshkrues (mundësisht në anglisht).

Çfarë është afazia?

Afazia është një çrregullim gjuhësor.

 Përshëndetje miqësore, me sinqeritet,

 ASSOCIATION INTERNATIONALE APHASIE

 Members of the AIA Board of Governors